OrdexENGLISH

ORDEX / DOKUMENTACION PUBLIK

Privatësia: Ordex Courier

Aplikacioni i korrierit · al.ordex.courier. GPS-i aktivizohet me zgjedhjen tuaj.

NurSoft sh.p.k. · info@nursoft.al · Përditësuar më 25 tetor 2026

Porositë dhe llogaria

Aplikacioni lidhet me sistemin HTTPS të biznesit dhe llogarinë tuaj të korrierit. Ai shfaq porositë e lejuara, kontaktin e klientit, adresën, shumën, shënimet dhe statuset e dërgesës. Skanimi i QR-së së faturës kërkon marrjen e asaj fature brenda kufijve që verifikon serveri; nuk jep akses te faturat e çdo biznesi.

Sesioni dhe preferencat përkatëse ruhen në hapësirën e mbrojtur të pajisjes. Biometria opsionale shkyç sesionin pa i dhënë aplikacionit modelin e fytyrës ose gjurmës së gishtit.

Vendndodhja e saktë edhe në sfond

Kur pranoni njoftimin në aplikacion dhe jepni lejet përkatëse, Ordex Courier mbledh dhe dërgon vendndodhjen e saktë te biznesi për koordinimin e dërgesave edhe kur aplikacioni është në sfond ose nuk po përdoret. Pikët përfshijnë koordinatat, saktësinë kur është e disponueshme, kohën dhe identifikues teknik të lidhur me korrierin dhe dyqanin.

Ritmi i synuar është çdo 30 sekonda gjatë dërgesave aktive dhe gjatë 30 minutave pas dorëzimit të fundit. Kur nuk ka dërgesa, përfshirë para dërgesës së parë, ritmi është çdo 10 minuta. Përfundimi i periudhës 30-minutëshe nuk e ndal vetvetiu GPS-in; e kalon në ritmin 10-minutësh. Sistemi operativ, bateria, lejet dhe rrjeti mund të vonojnë ose ndalojnë përkohësisht dërgimin.

Kontrolli dhe historiku

Mund ta çaktivizoni GPS-in në aplikacion ose të dilni nga llogaria. Revokimi i aksesit ose lejeve ndalon përdorimin përkatës; një kërkesë tashmë në rrjet mund të përfundojë. Mund të ndryshoni lejen e vendndodhjes edhe nga cilësimet e pajisjes. Android mund të shfaqë njoftim të vazhdueshëm dhe iOS tregues vendndodhjeje.

Administratori i autorizuar i biznesit mund të shohë pozicionet dhe historikun. Politika e historikut është 30 ditë dhe API-ja kufizon qasjen në 30 ditët e fundit. Serveri ka mekanizma për pastrimin e pikave të skaduara; konfirmimi i fshirjes ose përjashtimeve të ligjshme kërkohet te biznesi ose info@nursoft.al. Të dhënat e tjera të porosisë nuk marrin automatikisht të njëjtin afat si GPS-i.

Kamera, navigimi dhe telefonimi

Kamera përdoret për QR-në e sistemit ose të faturës. Skanimi kryhet në pajisje; pamjet nuk ngarkohen për këtë funksion. Komponentët Google ML Kit në Android mund të përpunojnë identifikues instalimi dhe metrika teknike sipas politikës së përgjithshme.

Kur shtypni navigimin, Google Maps merr destinacionin si koordinata ose adresë. Kur shtypni telefonimin, numri i klientit i dërgohet aplikacionit të telefonit. Këto veprime nisen nga ju. Courier nuk regjistron audio të thirrjes dhe nuk kërkon mikrofon për skanimin QR.

Kërkesat dhe zgjedhjet

Për akses, korrigjim ose fshirje shkruani në info@nursoft.al ose kontaktoni biznesin. Mund ta nisni kërkesën pa hyrë dhe pa riinstalim. Synojmë konfirmimin e marrjes dhe trajtimin manual brenda 7 ditësh kalendarike, me njoftim për rezultatin ose hapat e nevojshëm. Koha e fshirjes reale varet nga administratori përgjegjës dhe detyrimet e zbatueshme. Shihni Fshirja e të dhënave të Ordex Courier dhe politikën e përgjithshme.